Pedagogët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave i kanë dhënë qeverisë një afat 15 ditor për të shfuqizuar VKM-në e vitit 2014, për kalimin e administrimit nga Ministria e Arsimit te Ministria e Drejtësisë. Ata janë shprehur se nëse qeveria nuk plotëson kërkesën e tyre, do të bojkotojnë pa afat procesin mësimor. Pedagogët bëjnë përgjegjës të mungesës totale të investimeve pacaktimin e statusit të godinës. Ndërsa bojkoti i mësimit ka vazhduar edhe sot në Fakultetet e Historisë dhe Filologjisë, Juridikut dhe Shkencave Sociale. Një pjesë e studentëve të Mjekësisë dhe Shkencave të Natyrës kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Studentët kërkuan sërish plotësimin e 8 pikave dhe anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.