Google search engine
Home Aktualitet “Më mirë syri sesa nami”, Cakaj thumbon ashpër: Shpresoj të mos i...

“Më mirë syri sesa nami”, Cakaj thumbon ashpër: Shpresoj të mos i jem dukur aq keq në paraqitjen e parë

0
397

Pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama, Gent Cakaj në fjalën e tij u ndal te ‘zhurma’ e  diskutimeve për të.  Cakaj u shpreh se përtej forcës së zakonit për të thënë atë që mendon, shpreson të përmirësojë imazhin e tij. I deleguari i Ramës në krye të MPJ tha ndër të tjera “Më mirë syri sesa nami”.

“Nga ana tjetër do vazhdojmë dialogun me vendet e tjera për reformat tona të dukshme dhe të veçanta. Krahas angazhimeve Shqipëria do t’i kryejë të gjithë detyrat me vendet anëtare të NATO dhe kryesisht SHBA-së.

Shqipëria do të angazhohet më tej dhe me krijimin e shërbimeve konsullore në vazën e shembujve konstruktiv të krijuar 5 vitet e fundit. Pavarësisht forcës sime të zakonit për të thënë atë që mendoj. Mbetem me veshplotë, që atij që i ka shkuar fjala ime për keq, të mos i jem dukur aq keq në paraqitjen e parë.

Siç i thonë në Tiranë “ Më mirë syri sesa nami”. Shpresoj të jeni të kënaqur në punën time në vijim. Koha ecën mbi shpinën e breshkët. Koha është shpeshherë kokëfortë sesa e ngadaltë. Do qëndroj me lartësinë e besimit  të çdo njeriu që na ka dhënë votën”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here