Google search engine
Home Bota Rajoni Maqedoni, Zaev: Kryetari i shtetit mund të jetë shqiptar, ose nga çdo...

Maqedoni, Zaev: Kryetari i shtetit mund të jetë shqiptar, ose nga çdo minoritet

0
524

Zoran Zaev ka deklaruar se aspak nuk i pengon në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoni të zgjedhet një president shqiptar. Ai tha se fillimisht duhet të bëhen anketa dhe kalkulime se cilin e dëshirojnë qytetarët dhe cilit i besojnë, pavarsisht ai të jetë shqiptarë, serb, turk apo rom. “Ne posedojmë më shumë se dhjetë emra të cilët deri më tani janë treguar si kandidat më të denjë, dhe në fund do të zgjedhim një kandidat konsensual”, ka deklaruar kryeministri i vendit Zoran Zaev. Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Zaev tha se ai do të zbatohet dhe se ai do të jetë qytetarë i parë i vendit që pasaporta e tij do ta përmbajë edhe gjuhën shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here