Google search engine
Home Aktualitet Kush është drejtori që Rama e shkarkoi “live” dhe e quajti publikisht:...

Kush është drejtori që Rama e shkarkoi “live” dhe e quajti publikisht: Halabak e njeri të padenjë

0
445

Kryeministri Edi Rama shkarkoi para pak minutash drejtorin e Hipotekës së Durrësit Ardian Iljazaj, pas denoncimit të publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Një qytetar sorollatej në Hipotekën e Durrësit, ndërsa drejtori Ardian Iljazaj i kishte thënë t’ia zgjidhte problemin Rama pasi i kishte shkruar në platformën e Bashkëqeverisjes. Rama u shpreh se Iljazaj është shkarkuar direkt pas publikimit të rastit, ndërsa e cilësoi ata halabak.

“U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks Fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”- tha Rama.

Qytetari Albert Doda kishte shkuar 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite. Doda i ishte drejtuar më herët platformës së Bashkëqeverisjes, e cila pasi kishte gjetur shkeljet ligjore, kishte shkarkuar një punonjës.

Por edhe pas kësaj, drejtori i Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj, i kishte thënë sërish qytetarit: “Meqenëse problemin e zgjidhe tek Rama, shko sërish tek Rama”.

Në këtë kushte, shefi i qeverisë e shkarkoi sot live nga Ertv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here