Anëtarja e PD Endira Bushati komenton zgjedhjet e Kryesisë së PD lidhur me transparencën e munguar gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar.
Sipas saj, askush s’guxon të flasë pa lejen e Bashës.
“Diskutimi mbi transparencën e zgjedhjes së Kryesisë së PDsë, do të merrte fund, nëse secili fitues na e thotë vetë sa vota ka marrë….ose të paktën sa i ka thënë Jemin Gjana e ka marrë…. Ka ndonjë që e bën dot….???? Ka ndonjë që guxon…..të flasë???? Pa lejen e Kryetarit?????”, shkruan Bushati ndërsa thumbon dhe gratë e PD si Grida Duma, Oriola Pampuri, Dhurata Çupi e Izmira Ulqinaku të cilat hynë në kryesi falë kuotave të përcaktuara në statutin e PD.
“P.S. Lutem, kuotave rozë, mos ua kërkoni….jo për gjë, por deri një natë para mburreshin se kishin hyrë në politikë me vlera personale, e jo si kuota rozë….”, shkruan Bushati.









































