Google search engine
Home Aktualitet “I jam mirënjohës Fatos Nanos”, Braçe bën rrëfimin e pazakontë: Ja si...

“I jam mirënjohës Fatos Nanos”, Braçe bën rrëfimin e pazakontë: Ja si e shikoj shkarkimin e Metës

0
490

Numri dy i qeverisë, zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar hapur se në vend ka oligarkë, apo njerëz të pasur, që sipas tij, përpiqen të ndikojnë në politika dhe vendimmarrje. 

I ftuar ne emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Braçe theksoi se ata luftohen me ekonomi të hapur e konkurruese.

“Ka njerëz që paragjykojnë garat, në funksion të përfitimeve të tyre personale. Ka njerëz që i mëshojnë garave të drejta dhe transparente. Unë jam nga këta të fundit. Oligarkët nuk luftohen siç thotë Lulzim Basha, që thotë do i fus në burg. Luftohen me ekonomi të hapur dhe konkurruese. Unë mendoj se ne kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë”, u shpreh Braçe në “Përballë”.

Duke folur me tej për politikën, Braçe ka pranuar mes te tjerash se i është mirënjohës Fatos Nanos, ndërkohe që ka thënë prerë se “presidenti Ilir Meta nuk mund të shkarkohet”.

 “Fatos Nano-s i jam shumë mirënjohës për një pjesë të formimit tim, mendimin e lirë dhe kundërshtues edhe brenda PS. Nuk e mendoj dot veten në një parti si PD që ka drejtuar Sali Berisha”.

Pyetur nëse është i mendimit se presidenti Meta duhet të shkarkohet pas “përplasjeve” që ka pasur se fundi me kryeministrin, Braçe thotë: “Presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet asnjëherë në këtë vend. Kërkon 2/3 e votave në parlament dhe po ashtu duhet të kalojë edhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Braçe në RTSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here