Gjatë natës së djeshme në fshatin Bulgarec të Korçës është vjedhur një biznes dhe një furrë buke, ndërsa në aksin rrugor Korçë-Dishnicë janë vjedhur edhe dy biznese të tjera.
Njëri prej bizneseve të grabitura është një fabrikë për prodhimin e letrave, e cila ndodhet në dalje të qytetit.
Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga kasaforta.
Edhe pse kasaforta ruhej me roje, autorët kanë mundur të vjedhin paratë, ndërsa biznesi i dytë i grabitur me hidrosanitare ndodhej në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.
Dyshohet se nga furra e bukës autorët kanë vjedhur rreth 20 milionë lekë të vjetra, të fabrika e letrave rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërsa tek biznesi i hidro sanitareve kanë vjedhur 30 mijë lekë të reja.
Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.









































