Fotot spektakolare të peshkaqenit 400 vjeçar, krijesa më e vjetër e zbuluar në Arktik

0
706

Është konfirmuar se një peshkaqen 400 vjeç në Groenlandë është krijesa më e vjetër në Tokë. Ky peshkaqen u lind gjatë kohës së Mbretit James 1, në kohën kur kolonializmi kishte arritur pikën më lartë në vitet 1600. Peshkaqeni konsiderohej ‘adoleshent’, ndërsa Mbreti George II u bë udhëheqës thonë mediat britanike. Gjatë kohës së Revolucionit Amerikan që ndodhi në vitet 1770, ky peshkaqen i veçantë do të bëhej një i rritur – dhe vazhdoi të jetojë edhe përgjatë luftërave botërore. Duke arritur moshën 400 vjeçare, ky peshkaqen femër ka arritur një rekord të pabesueshëm për jetëgjatësi, raportojnë shkencëtarët. Ky peshkaqen i pabesueshëm mposhti elefantin më të vjetër që ekzistoi ndonjëherë, Lin Wang, i cili ngordhi në moshën 86 vjeçare. Rekordin zyrtar të vendosur nga njerëzit për jetëgjatësi, e mban 122-vjeçarja franceze Jeanne Louise Calment, e cila vdiq më 1997. “Është peshkaqeni më i vjetër që jetoi ndonjëherë në planet”, tha autori kryesor i hulumtimit nga Universiteti i Kopenhagen, Julius Nielsen, duke shpjeguar se balenat gjithashtu njihen se jetojnë deri në 211 vjet. Fotografi të publikuara nga The Guardian, tregojnë atë se si duket kjo kafshë e vjetër. Shikoni më poshtë:  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here