Gjykata e Tiranës vendos masën e arrestit me burg për Avdjol Dobin, administratori i “DH. Albania”. Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria. Prokuroria i ka dërguar tre herë thirrje për tu paraqitur, por nuk i është përgjigjur.
Masa e sigurisë nga Gjykata është dhënë sot me kërkesë të prokurorisë. Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit. DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, pjesë e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Sheshi Shqiponja. Ndërsa nga OST mori tenderin 12 mln euro për linjën 120 kW Burrel-Peshkopi. Të dy tenderët e anuluan më pas.










































