Google search engine
Home Lifestyle Bosnie, shteti nis të përfitojë nga emigrantët që heqin dorë nga qytetaria

Bosnie, shteti nis të përfitojë nga emigrantët që heqin dorë nga qytetaria

0
559

Autoritetet në Bosnie pritet të përfitojnë nga 600,000 deri në 700,000 euro në 2019 nga tarifat e nejrëzve që heqin dorë nga qytetaria e vendit teksa vërshimi i emigrantëve jashtë vendit vazhdon. Sipas draftit të buxhetit për vitin që vjen institucionet përkatëse pritet të arkëtojnë nga  1.2 deri në 1.4 milionë marka boshnjake nga pagesat e tarifave të aulimit të qytetarisë.  “Në këtë mënyrë autoritetet boshnjake po mundohen ta kthejnë problemin serioz të humbjes së qytetarëve në një mënyrë përfitimi”, tha analistja politike Tanja Topic. Tashmë për të hequr dorë nga qytetaria boshnjakët duhet të paguajnë  407 euro nëse duan të marrin pasaportën e një vendi të Bashkimit Evropian, dhe vetëm 100 euro nëse duan të marrin qytetarinë e një vendi të ish-republikave të Jugosllavisë. Dragan, një shofer 48-vjecar nga qyteza e vogël boshnjake Kotor Varos, hoqi do rë nga qytetaria katër vjet më parë. “Kam jetuar në Austri prej 18 vjetësh dhe për mua është shumë më e lehtë me dokumente austriake. Nuk mudn të mbaja të dyja qytetarit kështu që hoqa dortë nga ajo boshnjake”,tha ai për  agjencinë BIRN, duke shtuar se e gjithë procedura i kishte kushtuar 2,500 euro dhe kishte zgjatur 2 vjet. Sipas autoriteteve boshnjake në 2017, rreth 1.5 milionë marka boshnjake (764,500 euro) janë mbledhur nga heqja e qytetarisë, e disi më pak në 2018, 1.4 milionë marka (around 718,000 euro).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here