Google search engine
Home Politike Drejtesi Ambasadori i BE-së takon kryetaren e KLGJ-së: Ja çfarë do të ndodhë...

Ambasadori i BE-së takon kryetaren e KLGJ-së: Ja çfarë do të ndodhë me 6 shkurt

0
473

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme, kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thotë se në fokus të takimit ka qenë ngritja e Gjykatës së SPAK dhe zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“Ne diskutuam ngritjen e gjykatës së SPAK-ut, zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës” shkruan Soreca në rrjetet sociale. 

Në datën 6 shkurt është afati i fundit për aplikimet për t’u bërë pjesë e SPAK, ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Deri më tani, interesi për SPAK është i ulët pasi ka vetëm dy aplikime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here