Kufiri detar me Shqipërinë, reagon Kotzias: Nuk është firmosur për shkak të sherrit Rama-Meta dhe mungesës së Kushtetueses

0
521

Ish-ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka folur ditën e djeshme për marrëveshjen e Prespës si dhe për bisedimet me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar. Gjatë një prononcimi për mediat, Kotzias deklaroi midis të tjerash se pakti i detit me Shqipërinë është penguar për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese në vendin tonë dhe për shkak të sherrit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. 

“Këtë çështje e kishim si pjesë e një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhet. Dhe kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty. Siç di- tani ka disa lëvizje, të shohim -, gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm 2. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Kjo që është e trishtë, do të thosha, është se z. Bushati nuk do të jetë më MEPJ i Shqipërisë për arsye që mund të diskutojmë në një intervistë tjetër. Ai u largua nga Rama dhe ne të dy që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në ministritë tona”, deklaroi ai. Më tej, ish-ministri Jashtëm grek vlerësoi figurën e ish-ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

 “Më 15-16 mars, Departamenti i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, do të zhvillojë një Seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të katër viteve të fundit, dhe Ditmir Bushati është midis njerëzve që do më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, u shpreh ai. Ndërkohë, Kotzias komentoi edhe marrëveshjen e Prespës. “Kur u bëra ministër i Jashtëm dhe shkova për herë të parë në Shkup në epokën e Gruevskit i cili nuk dëshironte marrëveshje, takova Zaev dhe udhëheqjen shqiptare. Gjeneralin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëthemelues të Kosovës, Ali Ahmetin. Ditën tjetër më morri në telefon një fuqi e madhe. Unë iu përgjigja se nuk i takon atyre se me cilin flasin unë, se është zgjedhja ime se si do të krijoja zgjidhjen. Falë atyre marrëdhënieve të mira që ndërtuam para rreth 3.5 viteve, me Zaev në opozitë dhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, arritëm një kompromis të mirë dhe me një pozicionim të mirë të faktorit shqiptar”, nënvizoi Kotzias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here