Edhe pse është tërhequr nga skena dhe ekrani, një nga aktorët më të njohur të viteve ’90.
Aktori Zhani Ziçishti nuk është indiferent ndaj ngjarjeve në fushën e kulturës.
Në një intervistë për ‘Panorama’, ai tregon njohjen me Edi Ramën, sot kryeministër.
“E kam simpatizuar që herët, si njeri me kulturë, orator i mirë dhe me një ironi therëse. E njoh që në vitet e Institutit, kur punonte deri në orën 04.00 të mëngjesit. Asokohe më pëlqente, por tani ai mendim i mirë që kisha më është përmbysur. Ai duhet të bënte shumë për teatrin, filmin. Nuk më vjen mirë që i fyen artistët”, është shprehur aktori.