Sulmohet keq gazetari i “Top Channel” nga protestuesit grekë, veprimi i tij që nxiti reagimin e tyre të revoltuar (VIDEO)

0
722

Protestues të tensionuar kanë sulmuar korrespodentin e televizionit shqiptar “Top Channel” në Athinë.

Incidenti ka ndodhur sot gjatë edicionit të lajmeve të pasdites, kur reporteri Artur Bibe gjatë një lidhje direkte me studion e lajmeve në Tiranë, është shqetësuar nga një protestues i inatosur i cili nuk e ka lënë të flasë, duke e ofenduar në gjuhën greke.

Situata tensionohet edhe më tepër pasi greku e dëgjon teksa fliste shqip, por e ngatërron për maqedonas. Spikeri Ilir Paço detyrohet të ndërpresë lidhjen.

Mijëra grekë kanë protestuar sot në sheshin “Sintagma” të Athinës, kundër emrit të ri të Maqedonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here