Plas në emision live/ Deklarata që ndezi debatin: Arbëreshët janë ca katundarë (Video)

0
586

Laert Vasili dhe Olsi Jazexhi janë përfshirë në debat përsa u përket arbëreshëve. Gjatë bisedës në studion e emisionit “360 gradë” Jazexhi deklaroi se ka më shumë arnautë në Turqi se sa arbëreshë në Itali, duke i cilësuar këta të fundit si katundarë. Pjesë nga diskutimi: Jazexhi: Ke arnautët e Shqipërisë që janë më shumë se arbëreshët. Vasili: Janë asimiluar totalisht! Dhe vetëm në një rilindje të re kombëtare ata kanë fillura të gjejnë identitetin dhe rrënjët e tyre shqiptare. Këto janë devijime të çështjes shqiptare, të identitetit të shqiptarëve dhe janë mina në atë që është vlera më e madhe e këtij kombi që është gjuha, e cila është e vjetër sa njerëzimi. Për këtë duhet të jemi jo vetëm kombëtar, por edhe të kujdesshëm në atë që flasim. Jazexhi: Arbëreshët deri në shekullin e 19 e mbanin veten për grek. Çfarë kanë arbëreshët? Janë ca katundarë nga Kalabria. Zheji: Me katundarët  çfarë ke. Të lutem nuk të lejoj dot duke bërë racizëm në studion time. Katundarët kanë bërë në të gjitha kohërat qytetërime. Jazexhi: Puna e arbëreshëve është mit që krijoi imperializmi italian në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here