Historia e Betty Bienias dhe bashkëshortit të saj është një histori e denjë për të shkruar një skenar filmi. E themi këtë pasi ky çift u përpoq për rreth 7 vite për të sjellë fëmijë në jetë, por nuk ia dolën.
Pasi të gjitha përpjekjet për të sjellë një fëmijë në jetë, çifti vendosi të bënte fekondim invitro.
Këshilla e mjekëve për çiftin ishte të mos kryente marrëdhënie seksuale, për disa ditë me radhë në mënyrë që më pas të kryej fekondimi invitro.
Madje mjekët ua ndaluan rreptësisht marrëdhëniet seksuale çiftit, por ata nuk rezistuan dot.
Betty lindi tre fëmijë, dy prej fëmijëve janë konceptuar në mënyrë natyrale dhe i treti me anë të fekondimit invitro.
Kjo pasi një natë para se të kryente fekndimin invitro Betty, kishte mbetur shtatzënë.
Kur u bë fekondimi mjekët nuk e dinin se Betty ishte shtatzënë me binjakët.
Ajo e mësoi se priste trinjak vetëm pas ekos së parë dhe sigurisht që u trondit kur e mësoi, por tani është e lumtur që fëmijët e saj gëzojnë shëndet të plotë.