Arxhens Zykollari është 20-vjeçari shqiptar i cili është arrestuar për vjedhje në Itali.
‘Skifteri’ është vënë në pranga në Raguza, pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë.
Policia nisi operacione të specializuar pas ankesave të shpeshta të qytetarëve të cilëve hajdutët iu plaçkitnin shtëpitë, bizneset dhe pajisje elektroshtëpiake.
20-vjeçari vidhte gjatë natës me 4 bashkëpunëtorë të tjerë.
Mediat italiane shkruajnë se grupi i “skifterëve” fshihnin mallrat e vjedhur në restorante, palestra dhe të tjera ambiente.