U arrestua dje, ky është ‘Roni i Shijakut’ koka e grupit “Avdylaj” (FOTO)

0
747

48-vjeçari Hekuran Hoxha, që u arrestua të premten në Shijak dyshohet se është koka e grupit ‘Avdylaj’, të arrestuar në muajin tetor në kuadër të operacionit Volvo 4.

48-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, mes tyre pjesëmarrje në grup kriminal, trafik droge dhe pastrim parash.
Hekuran Hoxha, i cili njihet edhe si “Roni i Shijakut” rezulton të jetë kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali e Turqi, ku trafikonte edhe droga të forta si heroinë. Hekuran Hoxha dyshohet se ka qenë porositësi i heroinës që prodhohej në laboratorin që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit, ku u gjetën 250 kilogramë heroinë e ku u arrestuan 5 persona.
 
“Roni i Shijakut” dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit. Burime bëjnë me dije se ata kanë mbajtur kontakte me biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has i cili u zbulua në tetor 2018. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në Itali. Si dhe në vitin 2011 për trafik heroine në Turqi.
 
Mbrëmjen e 21 tetorit 2018, FNSH dhe RENEA në kuadër të operacionit të koduar VOL-VO 4 prangosën 24 persona mes të cilëve Avdylajt e Shijakut si dhe ish deputetet Arben Ndoka dhe Arben Cuko, emrat e të cilëvë dolën nga përgjimet e bandës së Shijakut me banda të tjera në Shqipëri.  Policia arrestoi 5 persona për laboratorin e heroinës në Has, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata, pasi rezultuan se ishin punonjës. Ndërkohë, në kërkim vijojne te jene ende dy shtetas turq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here