Google search engine
Home Aktualitet Sot hapet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës

Sot hapet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës

0
668

Pas dy javësh punime, tashmë autostrada Tiranë –Durrës është e kalueshme në të dyja akset.Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat, se trafiku hapet në segmentin rrugor Caza Italia- Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet. Njoftimi: Sot nga ora 00:00 hapet trafiku në segmentin rrugor Kaza Italia Mbikalim Kashar në të dyja drejtimet.Punimet për vendosjen e tombinove kanë mbaruar.Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve.I kërkojmë ndjesë përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për trafikun e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe i falënderojmë për mirëkuptimin.Gjithashtu falënderojmë kompaninë dhe ekipin e saj për punën e tyre të pandalur, rezultati i të cilës bëri që punimet të mbaronin para afatit të përcaktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here