Google search engine
Home Aktualitet Rama shkon në masa ekstreme, surprizon me vendimin e papritur ndaj mediave...

Rama shkon në masa ekstreme, surprizon me vendimin e papritur ndaj mediave online

0
507

Kryeministri Edi Rama i ka befasuar të gjithë me vendimet e fundit që ka marrë.

Pas nismës ligjore ku një portal, për një lajm dënohet me 10 milionë lekë sipas projektit të kryeministrit, pra 3-fishin e masës së një televizioni kombëtar, në heshtje Rama nëpërmjet Ministrisë së Financave, ka marrë një tjetër vendim.

Pas një investigimi dhe informacioneve të mbledhura nga CNA në ndryshimet ligjore të paketës fiskale, kreu i qeverisë ka vendosur TVSH 20% për reklamat e portaleve, ndërsa televizionet (media audio vizive) vetëm 6%.

Një veprim  ky që nga mediat online shihet si një sulm i qëllimshëm, ndërsa kryeministri vendosjen e TVSH-së 20% e konsideron si një rregullim ligjor.

Por në fakt një televizion kombëtar dënohet me 4 milionë lekë, ndërsa një portal 10 milion lekë, një televizion kombëtar paguan 6% TVSH për reklamat, një portal 20%.

Janë kontaktuar edhe zyrtarë të kryeministrisë, të cilët i mohojnë  ndryshimet në paketën fiskale, por zyrtarët e Ministrisë së Financave e pranojnë se në ndryshimet ligjore është hequr fjala media elektronike duke vënë TVSH 6% për mediat audiovizive, ndërsa ato elektronike kalojnë automatikisht me 20%.

Në datën 28/12/2018 është botuar fletorja zyrtare Nr. 187, ku ndër të tjera është publikuar ligji Nr 96/2018 ” Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Konkretisht, preket Neni 53, Përjashtime për disa veprimtari të tjera, pika J.  furnizimi i shërbimeve të shtypshkronjave për gazetat, furnizimi i gazetave, i revistave dhe i librave të çdo lloji, si dhe furnizimi i shërbimit të reklamave nga media e shkruar dhe nga media elektronike;

Në ligjin 96/2018 ne Nenin 3 Thuhet: Në nenin 53, “Përjashtime për disa veprimtari të tjera”, në shkronjën “j” fjalët “dhe i librave”, “dhe nga media elektronike” hiqen.

Kjo do të thotë se mediat elektronike kalojnë automatikisht në fashën 20 % TVSH, ajo që është standarde, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave/

Gjithashtu është bërë një ndryshim për Median Audio-Vizive, ku në po të njëjtin ligj 96/2018 në Nenin 1, Në nenin 49, “Shkallët e reduktuara”, pas pikës 5 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind.

Edhe gjatë fushatës së trajnimeve për informim që realizon DPT në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesit, konkretisht ajo që u mbajt me datë: 15/01/2019,  me rastin e ndryshimeve të shumta ligjore dhe kohës së shkurtër, kur ato u futën në fuqi, nga ana e lektorëve në diskutimet që janë bërë është pranuar se tashmë Media Elektronike është në fashën standarde të TVSH-së 20% dhe ajo Audio-Vizive 6%.

TVSH 20 % nga kryeministri Rama, vjen menjëherë pas iniciativave të tij ligjore për gjobat dhe mbylljen e portaleve, si dhe vendosjen e një këshilli censure pranë Autoritetit të Mediave Audio Vizive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here