Prej më shumë se një jave studentët kanë përshkallëzuar protestën, ku përveç bojkotit të mësimit, janë ngujuar në fakultetet përkatëse.
Mrëmjen e sotme në mbështetje të tyre ka dalë edhe stafi Akademik i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Në përfundim të Asamblesë së Personelit Akademik, është arritur në këtë dakordësi:
- Mbështet protestën e studentëve dhe shprehet kundër çdo forme presioni ndaj tyre.
- Angazhohet për rrithjen e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, bazuar dhe në kërkesat e studentëve. Gjithashtu, mbështet ngritjen e mekanizmave për kontrollin e etikës në kërkimin shkencor në respektim të Kushtetutës, garantimit të lirisë akademike dhe autonomisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë.
- Kërkon rishikimin tërësor të akteve të Këshillit të Ministrave të dala pa u konsultuar paraprakisht me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe që cënojnë autonominë Universitare.
- I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të respektojnë misionin e shenjtë të pedagogut, duke ndaluar çdo përpjekje për të cënuar dhe denigruar figurën e tij.
































