Google search engine

    Kuvendi dosje me informacione sekrete për lidhjet e LSI me Balilin, 3 institucione lëkundin pozitat e presidentit, ja detajet

    0
    450

    Kuvendi ka një dosje voluminoze me prova që konfirmojnë lidhjen e ngushtë të LSI me Klement Balilin. Ky i fundit dje doli para gjykatës, por i ka trazuar ujërat në politikën shqiptare. Në një intervistë televizive, ai e pranoi hapur se kishte punuar për shumë kohë për LSI. Por gazeta ka mësuar se në Kuvend ka shkuar një dosje me informacione zyrtare, ku detajohen të gjitha lidhjet që LSI ka pasur me Balilin dhe familjen e tij gjatë kohës që në krye të saj ishte Ilir Meta. Në fillim të vitit që lamë pas, opozita ngriti një komision hetimor për çështjen e drogës dhe lidhjet e Tahirit me trafikun. Por PS doli me një axhendë të vetën, ku vendosi që të hetojë dhe lidhjet e opozitës me trafikantët. Gazeta foli dje me nënkryetaren e komisionit, Ermonela Felaj, e cila konfirmoi se anëtarët e mazhorancës kanë marrë në dispozicion dokumente me informacione tepër sekrete që tregojnë lidhjet e Balilit me politikën. Por burime të gazetës mësuan se janë 3 institucione që kanë dorëzuar të dhëna kompromentuese për LSI, por dhe për PD. Së pari, ministria e Bujqësisë ka dorëzuar të gjitha të dhënat mbi marrëveshjet që janë firmosur me familjarët e Balilit për dhënin me qera të tokave bujqësore. Bëhet fjalë për dy marrëveshje. Po ashtu, Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar të dhëna të plota për kontratat e privatizimit të godinës ku është ndërtuar sot “Santa Quaranta”. Po ashtu, prokuroria ka dhënë informacione mbi të gjitha hetimet që janë bërë ndaj Balilit. Por mësohet se bëhet fjalë për dokumente të papublikuara më parë dhe që janë cilësuar sekrete. Nëse komisioni hetimor riaktivizohet, gazeta mësoi se mbledhja për të diskutuar këto prova do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi aty dalin qartë kontaktet që ka Balili me politikën dhe se kjo dëmton hetimet e nisura ndaj ti. PD dhe LSI e shtynë për muaj e muaj me radhë këtë komision dhe arsyeja duket se është kjo. Në Kuvend ndodhet një dosje mjaft voluminoze me informacione sekrete për të gjitha lidhjet e LSI dhe PD me Balilin dhe të dhëna e kësaj dosje mund të lëkundin pozitat e presidentit Meta. Së fundmi është treguar qartë se ai ka bashkëpunuar me Balilin, ndërsa 3 institucione kanë të dhëna të plota mbi marrëveshjet mes tyre.

    Detajet

    Tashmë është bërë publike që familjarët e Balilit kanë firmosur dy kontrata me Ministrinë e Bujqësisë kur ajo drejtohej nga LSI. Ata kanë përfituar toka dhe benefite të tjera. Por në dosjen që ka shkuar në Kuvend, jepen të dhëna të plota që nga negocimi, parregullsitë e ish-ministrit Panariti dhe të gjitha rrugët që ka ndjekur ministria. Po ashtu, sa i takon marrjes së godinës për ndërtimin e Santa Quaranta, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka dorëzuar kontratat e plota që qeveria e PD ka firmosur me familjarët e Balilit. Aty tregohet gjithë procesi i privatizimit dhe rruga e ndjekur nga Lulzim Basha. Ndërsa sa i takon dosjes së prokurorisë, aty ka informacione dhe më sekrete, pasi organi i akuzës ka informuar Kuvendin mbi provat që kanë ata për Balilin dhe dyshimet për të. Deri më sot komisioni hetimor ka zhvilluar shumë pak mbledhje. Duke qenë se opozita ka qenë në bojkot, ai nuk është mbledhur. Por nëse PD vendos që të kthehet në Parlament, atëherë dhe informacionet që janë grumbulluar për lidhjet e LSI me Balilin mund të dalin në dritë. 

    Kliti Topalli

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here