Gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike sqaroi studentët se në administratën shtetërore mund të fillohet punë edhe me diplomën bachelor.
“Sot që flasim, në platformën punëtëmbarë.al janë mbi 500 vende pune të dedikuara që kërkojnë vetëm nivelin bachelor. Niveli më i ulët është bachelor, pra bachelor është kriter kualifikues. Nuk është e vërtetë që në administratën publike nuk futesh dot nëse ti nuk ke një bachelor, por vetëm me master profesional apo shkencor”, tha Albana Koçiu, drejtoreshë e DAP.
































