Përplasja Meta-Rama, Dashamir Shehi befason me qëndrimin e tij: Unë jam dakord me kryeministrin

0
480

Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi ka një tjetër qëndrim në raport me ngërçin qeveri-presidencë.

Shehi tha se kryeministri dhe presidenti kanë patur gjithnjë hatërmbetje, por sipas tij, Meta nuk mund të bëhet flamur i opozitës. “Meta dhe Rama kanë patur hatërmbetje. Uroj që t’i dalë për zot kushtetutës. Nuk mund të bëjmë flamur t opozitës presidentin. Nëse se ka dekretuar Cakajn duhet të ketë motive të tjera përtej atyre opozitare.  Kemi përfunduar në situatë groteske. Dje erdhi ministri italian dhe e priti ministri në largim. Nga ana politike, unë jam dakord që Rama të jetë ministër i jashtëm, shumë herë më mirë sesa Gent Cakaj. Zgjidhje politike dhe morale. Nga ana kushtetuese unë nuk e di. E kanë prodhuar, Rama me arrogancë por edhe pala tjetër mund të ketë gjynahet e veta.”-tha Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here