KQZ zbulon skandalin: Ja çfarë po bëjnë partitë për të manipuluar zgjedhjet

    0
    499

    Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre bashkive që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit.

    Zguri deklaroi se po bëhet transferim i shtetasve të ndryshëm nga një zonë banimi në një tjetër, me qëllim ndikimin e paligjshëm në rezultatin e zgjedhjeve.

    “Po bëhet transferimi artificial i mbështetësve të njërës apo tjetrës palë, me qëllim ndikimin e paligjshëm në rezultatin e zgjedhjeve”-tha Zguri.

    Më tej ai theksoi se ky fenomen ka pasoja të rënda në demokracinë e vendit.

    “Ky lloj shpërdorimi ka pasoja të rënda mbi sistemin demokratik dhe cënon rëndë raportin e të zgjedhurve me zgjedhësit. Ky fenomen është i verfikushëm lehtësisht, zgjedhësit e zhvendosur artificialisht është e lehtë të konstatohen”, u shpreh Zguri.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here