Jetë aliene mund të ekzistojë në ‘supertokën’ e sistemit të afërt

0
720

Një planet i ngrirë, vetëm gjashtë vite dritë nga toka mund të ketë potencialin për të bartur jetë, pretendon një studim i ri, në konkluzionet e arritura pas 20 vjet observimi. Planeti i quajtur ndryshe ‘Super Tokë’, është etiketuar ‘Bernard b’ dhe u zbulua nga orbitimet e yllit të  sistemit të Bernard. Shkencëtarët thonë se planeti ka temperatura prej minus 150-gradë Celsius me bërthamë hekuri ie nikeli të shkrirë. Ky aktivitet i lartë gjeotermik mund të bejë që jeta të lulëzojë. Ngrohja gjeotermale mund të mbështesë zonat e jetës nën sipërfaqen e planetit, siç janë dhe liqenet nën akujt e Antarktikës, sipas astrofozokantit Edward Guinan. Ai shton se temperatura në sipërfaqen e hënës së akullt të Jupiterit, Europa është e ngjashme me atë të Barnard b por nuk ka ngrohje valore. Ylli i  sistemit të Bernard është rreth 9 miliardë vjet i lashtë, thuajse dy herë më i vjetër sesa dielli i tokës.Guinan thotë se Bernard b do të mund të shikohet me të vërtetë vetëm nga teleskopët e të ardhmes, ndërsa për momentin hipotezat vijnë vetëm prej llogaritjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here