Greqi, Tsipras kërkon debat televiziv për marrëveshjen me Maqedoninê

0
672

Kryeministri grek Alexis Tsipras bëri thirrje sot për jë debat televiziv për marrëveshjen e emrit të Maqedonisë që ka hasur rezistencë të gjerë në vendin e tij. “Ne besojmë se mbajtja e një debati me opozitën është një hap i rëndësishëm për informimin e popullit grek”, tha Tsipras në një deklaratë, disa orë pasi fitoi votën e mosbesimit në parlament. “Ne duam që populli grek të gjykojë me logjikë … bazuar te e vërteta deh jo te sloganet apo thirrjet nacionaliste”, tha ai. Tsipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev në qershor arritën kompromisin për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes 27-vjeçare mes dy fqinjëve për emrin e ri Maqedonia e Veriut. Por marrëveshja ka nxitur protesta nga opozita në të dyja vendet dhe krisje të koalicionit qeveritar në Greqi. Pala maqedonase ka kompletuar procesin e aprovimit, ndërsa kritikët në Greqi thonë se marrëveshja nuk mund të ndalojë që në të ardhmen fqinjët të tejkalojnë kufijtë e uzurpimit të identitetit kulturor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here