Google search engine
Home Aktualitet Dëm shtetit 18 miliardë lekë/ Pranga 13 personave në Tiranë, në kërkim...

Dëm shtetit 18 miliardë lekë/ Pranga 13 personave në Tiranë, në kërkim 12 të tjerë, mes të arrestuarve biznesmenë të njohur

0
328

 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për evazion fiskal. Firmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar pas hetimeve të para hetimore të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të DPT Tiranë procedimin penal për vepren penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH.

Mësohet se nga prokuroria janë lëshuar 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojne administratorë të subjekteve të dyshura fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekë. Hetimet do të vijojnë në identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here