Brenda kafazit të xhamit, Klement Balili sfidon ish-ministrin e LSI-së

0
645

Klement Balili ka shkëmbyer disa batuta dhe ka mundur të flasë me gazetarët që ndodheshin aty edhe pse ndodhej brenda kafazit të xhamit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se e ka pyetur nëse ka materiale kompromentuese për zyrtarë të lartë siç është folur por Balili ka mohuar këtë gjë.

“Nuk disponoj asnjë provë të tillë”, ka thënë Balili.

Por gazetarja Lala ka këmbëngulur, duke i kujtuar deklaratat e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i cili ka thënë të kundërtën se Balili disponon materiale kompromentuese.

“Nëse Manjani ka prova të tilla le t’i nxjerrë, unë nuk kam”, tha Klement Balili, citoi gazetarja Klodiana Lala të akuzuarin për trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here