Një shpërthim ka ndodhur në një Universitet në Lyon të Francës, ndërsa dyshohet të ketë pasur rrjedhje gazi. Nuk dihet nëse ka pasur persona që janë lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa flakë zjarri janë parë në çatinë e Universitetit.
Zona është evakuuar dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten dhe hetime lidhur me shkaqet e plota të shpërthimit.

































