Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndjeshje të Kupës së Brazilit. Teksa ishte duke u luajtur ndeshja U20 mes Agua Santa dhe Atletico Miniera në Kupën e Brazilit afër Sao Paulos, futbollisti Henrique është goditur nga rrufeja.Kjo ndeshje u pasua me një stuhi të madhe shiu dhe rrufeja qëlloi në fushë në minutën e 90’.
Ishte futbollisti Henrique që mbeti i lënduar nga goditja e rrufesë, çka shkaktoi dhe panik në radhët e lojtarëve të tjerë që ishin në fushë.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, për të rifilluar më vonë.
Henrique i cili u transferua në spital, u lirua menjëherë pas kontrolleve dhe u tha më pas se çdo gjë ishte në rregull me të.









































