Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje sot në lidhje me dorëzimin në polici të Klement Balilit, i shpallur në kërkim prej më shumë se dy vitesh nga autoritetet. Nga studio e Report TV, gazetari Artan Hoxha ka treguar se favorizim për Klement Balilin janë bërë vetë komuniteti i Delvinës dhe Sarandës, të cilët kanë refuzuar bashkëpunimin me autoritetet. “Favorizimi i tij ka qenë se komuniteti i Delvinës dhe Sarandës nuk ka bashkëpunuar me policinë. Fakti që Balili nuk ka pasur kundërshtarë e ka ndihmuar atë. Më tepër ai ka qenë politikisht i kërkuar dhe ka qenë policia dhe SHIK-u që e kanë kërkuar. Dorëzimi është bërë në aksin që lidh Dlevinën me Gjirokastrën. Ky është një aks i dokumentuar, pasi nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Jam i sigurt që autoritetet shqiptare nuk do të donin që këto pamje të dilnin. Prokuroria nuk ka pasur dijeni për këtë çështje, pasi për këtë ka pasur dijeni vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit”, tha Artan Hoxha.