Google search engine
Home Aktualitet U vetëdorëzua në Prokurori, Sali Berisha zbulon emrin e kryetarit të Bashkisë...

U vetëdorëzua në Prokurori, Sali Berisha zbulon emrin e kryetarit të Bashkisë që shoqëroi Klement Balilin drejt Tiranës

0
411

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një mesazh nga qytetari dixhital duke njoftuar se është arrestuar Klement Balili, i cili akuzohet si kreu i një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike.  Ai ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës në 2016, emëruar nga LSI-ja.

Sipas Berishës, Balili është shoqëruar në ambientet e policisë nga nipi i tij, Rigels Balili njëherazi kryetar i Bashkisë së Delvinës.

Klement Balili, emri më i kërkuar nga policia e shtetit që nga dhjetori 2016 është akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në momentin që u shpall në kërkim, Balili, atë kohë 43 vjeçar (sot në moshën 46 vjeçare), ishte drejtor i transporteve në qytetin e Sarandës. Ai së bashku me familjarët e vet ka në pronësi disa biznese ndërkohë që prej më shumë se dy vitesh ai besohet se ishte fshehur në Shqipëri, dhe nuk ka dalë asnjëherë nga Shqipëria. Operacioni i fundit për kapjen e tij ka ndodhur në tetorin e vitit 2018 por pa rezultat.

Duket se sa i përket përpjekjeve të policisë, ato kanë qenë gjithmonë të dështuara. Por siç duket për momentin Klement Balili, ka vendosur të vetëdorëzohet duke qenë se prej shumë kohësh ka jetuar në arrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here