Klement Balili ishte personi më i kërkuar në Shqipëri derisa u paraqit vetë ditën e sotme në policië.
Ai u vetëdorëzua pas dy vitesh kërkime nga policia, të cilët nuk arritën dot të bien në gjurmët e tij.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, nga studio e Report Tv ka treguar vendin se ku fshihej Balili.
Sipas tij, i ashtëquajturi ‘Escobari i Ballkanit’, ka qëndruar në Tiranë dhe në Durrës, gjatë kohës që ishte në kërkim
Hoxha tha:
Balili ka qëndruar në qytetet më të mëdha të Shqipërisë, në Tiranë dhe në Durrës.
Më tej Hoxha ka shtuar se operacioni i fundit për të arrestuar Balilin u bë në Shkodër.
Kujtojmë këtu se në harkun kohor të një viti, policia ka dështuar 15 herë në kapjen e Balilit.