Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaloi sot në ambientet e punës prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Paraprakisht thuhet se ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit, por nuk jepen më shumë detaje. Megjithatë, në muajin Korrik të 2018-ës, Çoçoli u akuzua nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, porse kishte bëre asgjë. Prindërit pretendonin se vajza e tyre ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga Shpëtim Muharremi edhe pse ishte nusja e djalit dhe ishte e martuar me të birin e tij, Edi Muharremi. Asokohe, disa orë pas akuzave, reagoi edhe prokurori Spartak Çoçoli, i cili është shprehur se prej 7 muajsh është munduar të kthejë vajzën në shtëpi, por ajo nuk pranon.








































