Google search engine
Home Aktualitet Paskal Milo: Rama formalisht ministër, detyrat do kryhen nga ky person

Paskal Milo: Rama formalisht ministër, detyrat do kryhen nga ky person

0
501

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo vendimi i kryeministrit Edi Rama për të mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm “jep një zgjidhje të mirë, në mënyrë që shteti të mos eksperimentojë, dhe të marrë një rol të qëndrueshëm për stabilitetin e dinamikave rajonale”. Sipas Milos, Rama do të jetë vetëm formalisht në krye të kësaj Ministrie, sepse dikush tjetër do të kryej aty detyrat e përditshme dhe me shumë mundësi do të jetë zv/ministri Gent Cakaj. “Rama përdori termin latin de iure, dhe jo de facto, pra vetëm nga ana formale do ta drejtoi ai Ministrinë,  por në të vërtetë dikush tjetër do të kryej detyrat operative të përditshmërisë. Unë besoj se ky person ka mundësi të jetë vetë Gent Cakaj”, tha Milo në studion e ‘A2’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here