Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndaluar sot në sallën e gjyqit një prokuror të Gjirokastrës. Raportohet se bëhet fjalë për prokurorin Spartak Çoçoli i cili është shoqëruar në komisariatin e qytetit për verifikim lidhur me një dosje hetimore. Çoçoli dyshohet se ka kryer veprën penale ‘korrupsion’.









































