Dalin detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që tronditën Vlorën pak momente më parë. Mësohet se persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine ‘Audi A3’, me targa AA 653 VC pranë një lokali në rrugën ‘Gjergj Araniti’. Dyshohet që të shtënat të kenë ardhur si rrjedhojë e një atentati, ndërkohë që nga të dhënat paraprake raportohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Vlorës. Mësohet se njëri prej të plagosurve quhet Milke Nuraj dhe është në gjendje kritike për jetën. Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.









































