Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, ka reaguar pas publikimit në media të një letre që Baton haxhiu i dërgonte Presidentit Meta ku i kërkonte dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. Kërpaçi shkruan se çdokush që përtej kufijve presionon punët e brendshme të institucioneve të Shqipërisë duhet të shpallet non grata duke shtuar se rasti i Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal në këtë aspekt. “Çdokush qe pertej kufijve presionon punet e brendshme te institucioneve te Shqiperise per interesa personale duhet te shpallet non grata nga Republika e Shqiperise! Rasti i Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal ne kete aspekt. Pa harruar ketu dhe ceshtjen e miellit te kafsheve qe ai importon ne Shqiperi dhe Edi Rama ua jep njerezve qe po vdesin nga semundjet kancerogjene”, shkruan Kërpaçi.








































