Menjëherë pas shkarkimit të 7 ministrave nga kryeministri Rama, një tjetër valë shkarkimesh ka ‘kapur’ ministritë.
Burime pranë qeverisë konfimuan për Sot News se janë shkarkuar dy Sekretarët e parë të Përgjithshëm.
Bëhet fjalë për Geraldina Prodanin, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Koli Bele, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Ata pritet të zëvendësohen me emra të rinj.
Gjithashtu mësohet se të tjera shkarkime do të ndodhin në ditët në vijim. Pritet të shkarkohen të gjithë drejtorët e përgjithshëm që kanë mbushur 5 vite punë dhe disa zëvendësministra.
































