Grabitje e madhe në Tiranë/ Maskat vjedhin 200 mijë euro bizhuteri në një argjendari, policia fsheh ngjarjen (DETAJE)

0
722

Një argjendari në një qendër tregtare në autostradën Tiranë-Durrës ka rënë pre e grabitësve në datën 2 janar të këtij viti. Grabitës të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e qendrës tregtare mëngjesin e 2 janarit dhe pasi kanë thyer xhamat e argjendarisë kanë lidhur punonjësit. Më pas ata kanë arritur të grabisin gurë të çmuar dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. Dyshohet se grabitësit kanë qenë të paktën katër persona. Një prej pronarëve të biznesit, për “News24”, ka thënë se është angazhuar vetë në gjetjen e grabitësve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi grabitësit ishin larguar. Blutë u njoftuan nga rojet e sigurisë së qendrës tregtare. Për vonesën në njoftimin e uniformave blu dhe mosreagimin, janë çuar për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës punonjësit e shoqërisë private të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here