E ardhmja e Hysajt te Napoli po bëhet enigmë dita ditës nga mediat italiane. Shqiptari me shumë mundësi ka vendosur të largohet nga Napoli për shkak se nuk po gjen më hapësira te të kaltrit dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën.Pas Chelseas që kërkon shqiptarin së fundmi i është rikthyer pistës Hysaj edhe Atletico Madrid që e kërkoi pak ditë më parë Skuadra nga Madridi po mendon ti bëjë një ofertë Napolit që në merkaton e Janarit. Atletiko është e gatshme që të ofrojë në drejtim të Napolit një shumë të konsiderueshme dhe në verë, mund t’i japë me parametra zero mbrojtësin kroat, Sime Vrsaliko i cili mund të mos blihet nga Interi teksa është në huazim. Edhe pse duket operacion i vështirë një gjë është e sigurtë që Elseid Hysaj është pranë largimit nga Napoli nëse ndodh në janar ose në Qershor kjo mbetet për tu parë. Ndërkohë nuk është hera e parë që Atletico Madrid kërkon mbrojtësin e kombëtares shqiptare ai u kërkua nga “Los Kolchoneros” edhe në vitin 2016 por ai atëherë ishte vetëm në sezonin e tij te parë te Napoli, dhe Sarri nuk dëshironte ta largonte nga Napoli