Skënderbeu pritet të shkërmoqet në ditët e janarit të vitit 2019, pasi situata nuk duket premtuese. Vendimi i Gjykatës Sportive të Lozanës do të jepet në mars, por ka pak shanse që Skënderbeu të dalë i pastër nga kjo histori, domethënë pritet të dënohet. Lojtarët nuk do të preferojnë të luajnë në një ekip që nuk ka mundësi të luajë në Europë dhe pa Europën Skënderbeu do të jetë një ekip që thjesht do të luajë në garë si përfaq2ësues i klubit futbollistik të Korçës, por pa mundur të jetë më në nivelet e mëparshme. Këtë situatë duan ta shfrytëzojnë klubet e tjera që kanë ambicie për të luajtur në Champions dhe Europa League e një ndër to është Tirana, e cila shpreson të bëjë një merkato të fuqishme në gjirin e Skënderbeut për të fituar të paktën një mundësi kalimi në Ligën e Europës. janë piketuar disa futbollistë por veçmas syri shkon tek mesfushori me tipare sulmuese Dejvi Bregu, por edhe futbollistë të tjerë që mund të bëjnë diferencën dhe ta nxjerrin Tiranën nga situata e vështirë. Në fakt, Tirana ka ambicie për të bërë një supermerkato në treg, duke tentuar të afrojë lojtarë të nivelit të lartë. Natyrisht, të gjesh të huaj cilësorë në këtë moment duket e vështirë, por Tirana ka arsye të besojë, pasi presidenti Refik Halili ka reklamuar për disa ditë me radhë që në ndihmë të Tiranës do të vijnë sponsorë të fuqishëm që do të japin financa të shëndosha për të ngritur klubin në nivelin që e meriton. Në fakt, emrat nuk janë bërë të ditur, por në media është hamendësuar që një nga sponsorët do të jetë vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, por natyrshëm nën emrin e ndonjë tjetri, pasi nuk i lejohet për shkak të konfliktit të interesit që të jetë vetë donator. Mund të zgjidhet kjo situatë njëjtë sikurse veproi shumë vite më parë Lutfi Nuri, ish-donator i Tiranës, i cili vuri të vëllanë në vend të tij tek Tirana kur mori postin e zv/presidentit të FSHF-së. Pra, nuk dihen zyrtarisht emrat e donatorëve, por Halili ka lënë të hapur rrugën për biznesmenë të fuqishëm në Shqipëri. Duke dalë jashtë
Ardian Mema: Do të doja shumë të fitonim trofe, Tirana e meriton
Tirana po kërkon prej kohësh atë “damarin” e origjinës, atë peshën e rëndë të fanellës dhe të suksesit, prandaj dhe Ardian Mema, një pinjoll i dinastisë Mema, është një nga personat e sipërpërmendur që me kurajo ka marrë përsipër një peshë të rëndë, profesionale por akoma më shumë personale. Në një intervistë të gjatë për “Supersport”, trajneri vendos në “skaner” periudhën që nga momenti kur iu dorëzuan çelësat e skuadrës dhe evidenton problematikat e bardhebluve. Siç shkruan “Supersport”, rruga e ndërmarrë mund ta dërgojë Tiranën drejt dritës së dikurshme, por ndryshimet që duhen kryer janë jetike për të shmangur pengesat. Nuk e sheh drejtimin e 24-herë kampionëve si një mundësi për t’u ngjitur në karrierë por si një detyrim ndaj klubit të zemrës dhe disfatat i përjeton më shumë se askush, kjo e bëri që dy herë të mendonte seriozisht dorëheqjen. Lidhja e ngushtë që ka me fanellën bardheblu e larguar nga bisedat rreth rinovimit, pse? Sepse Mema për Tiranën është gati të nënshkruajë edhe në një çek të bardhë. Dy lojtarët me më shumë përvojë Erando Karabecin e Ilion Lika nuk janë më titullar, tekniku 48-vjeçar sqaron motivet dhe nuk i mbyll dyert askujt. 5 tituj kampion si futbollist pjesë e një plejade me lojtarë të klasit të lartë, trajneri tregon se ku qëndron ndryshimi mes së shkuarës dhe skuadrës aktuale. Për t’u rikthyer tek e tashmja, afrimet janë të domosdoshme por për Memën Tirana nuk është një program televiziv me audicione ku çdo kush mund të provojë veten, teksa adresoi edhe situatën në lidhje me disa emra të përmendur në media si përforcime të mundshme. Tirana është për mbijetesë pati deklaruar tekniku i kryeqytetasve pas humbjes me Luftëtarin, sot është më optimist pavarësisht se duhet përulësi. Presidenti Halili konfirmoi se do të afrohen donatorë, kjo çështje nuk e ka lënë indiferent trajnerin e bardhebluve për të cilin rruga e biznesit mund ta largojë një herë e përgjithmonë skuadrën nga errësira.
Adriatik BALLA