Qeveria ka miratuar vendimin për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave, në kuadër të reformës në drejtësi. Në Fletoren Zyrtare thuhet se çdo gjykatë do të ketë një zëvendëskryetar, i cili do të zgjidhet nga mbledhja e gjyqtarëve të saj, ndërkohë që kandidatët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën shkallë. Sipas vendimit, zëvendëskryetari zgjidhet gjyqtari i cili ka të paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën shkallë. Zëvendëskryetari i gjykatës ushtron kompetencat e kryetarit në mungesë të tij. Po ashtu, në nenin 3 thuhet se vendimi përcakton se mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.
“Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve thirret dhe kryesohet nga kryetari i gjykatës dhe në mungesë të tij thirret dhe kryesohet nga gjyqtari me përvojën profesionale më të gjatë në atë gjykatë”, thuhet aty. Më tej theksohet se kancelari i gjykatës ndihmon kryesuesin e mbledhjes në përgatitjen e mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve dhe është veçanërisht përgjegjës për: a) Njoftimin e gjyqtarëve për datën dhe orën e mbledhjes; b) Mbledhjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët që duan të kandidojnë sipas modelit aneks. Ndërkohë, sipas asaj që thuhet dokument, në mbledhje kanë të drejtë të marrim pjesë të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose ndihmësmagjistratit në atë gjykatë. “Në mbledhje kanë të drejtë të marrim pjesë të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose ndihmësmagjistratit në atë gjykatë. Mbledhja është e vlefshme kur në të marrim pjesë të paktën dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Gjyqtarët dhe ndihmësmagjistratët e pranishëm në mbledhje kanë për detyrë të votojnë. 2. Votimi është i hapur dhe vendimi merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Kur rezultati mes kandidatëve është i barabartë, zgjidhet kandidati me përvojën profesionale më të gjatë si gjyqtar”, thuhet në nenin 5.