Kryeministri bën për “dush” të ftohtë FRESSH dhe Forumin e Gruas: Asnjëherë nuk i kanë ardhur në ndihmë partisë

0
584

Kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e djeshme për “dush” të ftohtë Forumin e Gruas Socialiste dhe FRESSH-t, sa i takon organizmit dhe përgjegjësive që kanë. Gjatë fjalës së tij nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, i pari i qeverisë akuzoi FRESSH se nuk ishte vigjilent gjatë protestës së studentëve, në një kohë që sipas tij, i takonte kësaj organizate që të ndërtonte dialogun me ta. “Kur filloi protesta e studentëve në rrugë, mora Elion. I thashë, Elio, çfarë bën, ku i ke ata të FRESSH-it? Aty tha, tek ministria. Shumë mirë, edhe FRESH-i në protestë tek ministria, fëmijët tanë. Domethënie, shumë e madhe, por nga ana tjetër ka ardhur koha që të nxjerrim një mësim nga eksperienca dhe nga çfarë dëgjuat nga studentët gjatë gjithë ditëve. Edhe ata që ishin të doktoreshës dhe të artistit thoshin “nuk i duam forumet këtu”, se iu vjen turp të thonë jemi të forumeve. FRESSH-i nuk mund të jetë më organizata ekskluzive e rinisë socialiste. FRESSH-i mund të jetë një nga organizatat. Ne do t’u japim mundësi të rinjve të organizohen si të duan. Ne do t’i japim mundësi edhe atyre studentëve që nuk duan të merren me parti, nuk duan të merren me politikë për qëllimet e tyre të organizohen dhe të regjistrohen si një grup interesi pranë nesh”, deklaroi ai. Më tej, Rama i ka dhënë një shuplakë të fortë Forumit të Gruas Socialiste nga Asambleja Kombëtare. Për kreun e qeverisë ky forum nuk bën asgjë dhe nuk duhen për asgjë. Sipas tij, gratë e Forumit vetëm zihen me njëra-tjetrën dhe bëjnë sikur duhen për 8 mars. Kritika kishte të bënte me mungesën e përfshirjes në protestën e studentëve. “Forumin e gruas e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje dhe zihen gratë me njëra-tjetrën. Nuk e shoh as ku është dhe as çfarë bën. Nuk ka nevojë të ketë Forum gruaje, le të organizohen të gjithë si të duan. Pse duhet të kemi forumin e grave komuniste, për çfarë arsye? Vetëm zihen me njëra-tjetrën kur ka zgjedhje dhe bashkohen për 8 mars, sepse bëjnë sikur shkojnë shumë mirë me njëra- tjetrën dhe këtu mbaron. Për çfarë na duhet ne, forumi i grave komuniste, vetëm për sherr”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here