Zbardhen shkaqet e atentatit në Laprakë, Erjon Bengo sherr me autorin para 1 jave

0
511

Griselda Gjikola, e cila u vra pasditen e së mërkurës në Laprakë me dy plumba në kokë, nuk ishte objektivi i atentatorëve. Mësohet se objektiv i atentatit ishte i dashuri i saj, Erjon Bengo. Shkaku që i mori jetën të miturës ishte një sherr banal mes të dashurit të saj dhe autorit. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar tashmë i identifikuar si Robert. P 19-vjeç, nga Puka, kishte debatuar me Erion Bengon 10 ditë më parë. Debati mes të rinjve kishte nisur pasi autori i krimit të rëndë kishte ngacmuar Griselda Gjikolën. Gjatë sherrit, 10 ditë më parë, dyshohet se Erion Bengo e ka qëlluar me shuplakë 19-vjeçarin. Në vendin e ngjarjes, të pakt janë ata që flasin, ndërsa tregojnë se atentati mund të kishte pasur edhe pasoja më të rënda, pasi në orarin kur ndodhi ngjarja në atë zonë kishte shumë lëvizje. Ndërkohë, policia bënë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, është bërë kontroll në banesën e të riut që dyshohet se është autori, por ai nuk është gjendur aty dhe kërkimet sipas burimeve, vazhdojnë, ndërsa të dhënat e tij personale, janë shpërndarë në çdo pikë kufitare, për të shmangur daljen e tij jashtë Shqipërisë. Policia nuk bën të ditur identitetin e 19-vjeçarit, për shkak se hetimet janë në vijim. Ndërkohë, mësohet se vrasja e të miturës është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë. Në bazë të pamjeve filmike, rezulton se adoleshentja, para të shtënave fatale, gjendej në një bar së bashku me të plagosurin Erjon Bengo. Pasi dolën nga lokali, një i ri 19-vjeçar i identifikuar tashmë dhe shpallur në kërkim nga policia, i priste pranë automjetit që ishte parkuar buzë një trotuari. Sapo mjeti tip “Mercedes Benz” ka nisur të lëvizë, në drejtim të tij është qëlluar disa herë me pistoletë. Plumbat janë qëlluar në anën e drejtuesit të mjetit, por një prej tyre fatkeqësisht kapi edhe pasagjeren 17-vjeçare. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të krimit, ndonëse ka kryer kontrolle në disa zona ku mendohej se fshihej. Ndërkohë burime thonë se në kamera duket që Bengo edhe pse i plagosur ka bërë të pamundurën që ta çojë të dashurën e tij në spital sa më shpejt. Por kjo gjë nuk ka ndryshuar situatën dhe e reja nuk ka arritur të shpëtojë. Nga ana tjetër, Erion Bengo, nuk është i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar dhe më pas dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi ka tentuar t’i marrë një shumë ta caktuar parash një vajze duke e kërcënuar se do t’i publikonte një video intime. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Bengo, i biri i Kamber-it dhe i Mirandë-s, i datëlindjes 15.05.1995, lindur në Tiranë dhe banues në Paskuqan Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 2 vjet dhe 6 muaj burgim.

Dedikimi

Gjatë ditës së djeshme, Oktavios Gjikola, vëllai i Griselda Gjikolës, në faqen e tij në rrjetin social “Instagram”, ka bërë një dedikim, ndërsa bëhet e ditur se disa kohë më parë, ata kanë humbur edhe nënën. Me fjalë të ndjera, i riu tregon se për të është e pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur dhe se largimi i saj, do të linte një plagë të thellë te ai. “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë, mendova që do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani më le vetëm disa kujtime, që më marrin frymën dalëngadalë. Ishe botë më vete për mu dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë, u prefsh në paqe dashuria ime. Motra ime të dua pafundësisht!”, shkruhet në dedikimin e Oktavios Gjikolës. E reja, Griselda Gjikola është nga Rrësheni, ndërsa jetonte në Tiranë, së bashku me vëllain e saj, pasi i ati nuk ndodhet në Shqipëri. Pas humbjes të nënës, babi i 17-vjeçares, ishte transferuar në Itali, ku dhe ishte martuar dhe kishte krijuar aty një familje të re. Dyshohet se ajo njihej prej një viti me Bengon, ndërsa të lidhur nuk kishin më shumë se disa javë. Trupi i pajetë i të miturës deri pasditen e djeshme ka qëndruar në morg, ku rreth orës 15:00 ka mbërritur në spital babi i 17-vjeçares, që ka tërhequr trupin. Ajo është dërguar në qytetin e saj të lindjes ku do ti bëhet dhe ceremonia mortore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:17, ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka bërë këqyrjen dhe marrjen e provave materiale që ka mundur të gjejë. Për rreth dy orë, punonjësit e policisë të seksionit të vrasjeve, të drejtuar edhe nga Prokuroria e Tiranës, kanë bërë ndërtimin e skemës së ngjarjes. Po ashtu, janë marrë edhe dëshmitë e disa personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë çdo gjë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here