Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë ministrat të cilët ishin pjesë e qeverisë që prej pesë vitesh. Krahas tyre nga kabineti është larguar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Sipërmarrjes ndërsa është rikthyer edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kështu, ministre e Arsimit është emëruar Besa Shahini, duke marrë vendin e Lindita Nikollës. Në vend të Arben Ahmetajt, tek ministrja e Financave është emëruar Anila Denaj.
Postin e Ditmir Bushatit do ta mbaj Genc Cakaj, ndërsa Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku.
Në kabinet është rikthyer Blendi Çuçi i cili do të drejtojë ministrinë e Bujqësisë në vend të Niko Peleshit, ndërsa zëvendësuesja e Mirela Kumbaros në krye të ministrisë së Kulturës do të jetë Elva Margariti.
Sonila Qato u largua nga qeveria për shkak të angazhimeve të saj, siç tha Rama, dhe në vend të saj është emëruar Eduard Shalësi.
Elisa Spiropali u emërua në detyrën e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë.
Qeveria e plotë e Edi Ramës:
1-Erion Braçe
2- Elisa Spiropali
3- Besa Shahini
4-Genc Cakaj
5-Bledi Çuçi
6-Eduard Shalësi
7-Elva Margariti
8-Sandër Lleshaj
9-Olta Xhaçka
10-Etilda Gjonaj
11-Ogerta Manastriliu
12-Blendi Klosi
13-Pandeli Majko