Atentati në Laprakë/ Zbulohet historia e 17-vjeçares që mbeti e vrarë, si e kishin fejuar pa dëshirën e saj

0
545

Zona e Laprakës në Tiranë u trondit të mërkurën në darkë nga një atentat me armë zjarri ku mbeti e vdekur 17-vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos rëndë i dashuri i saj, 23-vjeçari Erion Bengo.

17-vjeçarja jetonte në Tiranë me të vëllain më të vogël. Ditën e djeshme u përfol se prindërit i kishin të divorcuar, lajm që u përgënjeshtrua nga Ipeshkvi Dom Gjergj Meta. Madje u përfol se Briselda  gjatë vjeshtës së këtij viti  kishte humbur edhe të dy gjyshërit.

Por këto të mësipërmet nuk ishin të vetmet detaje tragjike për familjen Gjikola. “Dritare.net” ka mësuar nga burime të afërta me 17-vjeçaren se ajo ka pasur një histori aspak normale 3 vjet më parë, kur ishte vetëm 14-vjeçe.

Vetëm 14 vjeçe, Briseldën e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një person shumë më të madh në moshë dhe personi në fjalë e kishte marrë nga Mirdita që të jetonte me Briseldën në Durrës.

13 ditë pasi 14-vjeçarja është marrë pa dëshirën e saj nga familja në Mirditë, ajo ka ikur nga i fejuari teksa ka gjetur strehim tek persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar.

Mësohet se asokohe me ndërhyrjen e policisë Briselda i ka dhënë fund kësaj fejese me një person që nuk e donte, ndërsa të njëjtat burime nuk shprehen të sigurt nëse ngjarja e para 3 viteve mund të ketë lidhje me krimin e këtij 26 dhjetori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here