Detaje të reja kanë dalë në dritë për masakrën në zonën e ish Bllokut të ndodhur në muajin tetor. Dosjes voluminoze të Prokurorëve të çështjes i është shtuar dhe ekspertiza e telefonit të Eljo Hatos. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se pas ekspertizës së celularit të Eljon Hatos rezulton se ky person, i ka kërkuar viktimës Fabian Gaxha të vijë në lokalin ku ndodhi ngjarja me armë me vete. Këta dy persona ishin pjesë e grupit të Ervis Martinajt në masakrën e Bllokut. Burime nga prokuroria thanë se në aparatin celular janë zbuluar disa komunikime në Ëhats up mes Gaxhës dhe Elion Hatos. Pas ekspertizës së bërë në telefonin e Hatos mësohet se ky i fundit i ka kërkuar Gaxhës, i cili mbeti dhe viktimë në këtë ngjarje, që të vijë menjëherë me armë në lokalin “Monopol”. Pas këtij komunikimi Gaxha ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe ka qenë i pari që pasi ka ofenduar Ervin Matën dhe personat që ishin me to ka qëlluar në drejtim të tyre. Nga dinamika e ngjarjes në dosjen e prokurorisë, pas debatit 26 vjeçari, ka qëlluar më armë. Sulmit i është kundërpërgjigjur Bilo, duke e lënë atë të vrarë, ndërsa plagosi Ervis Martinaj dhe Elion Hato, të cilët u ndaluan në spital dhe vijojnë të mbahen nën masën e arrestit me burg. Në kërkim për ngjarjen janë Ervin Mata dhe personi që dyshohet si autor Meviol Bilo. Të gjithë të arrestuarit e tjerë janë liruar nën masën e detyrimit për paraqitje. Ndërkohë prokuroria për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim dhe Eldi Disdarin, i konsideruar si molla e sherrit në konfliktin që ndodhi në ish Bllok mbrëmjen e 4 tetorit.
Si nisi konflikti
Kur kanë kaluar gati tre muaj e tre javë nga ngjarja e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, çdo ditë nga hetimet dalin detaje të reja. Grupi i tre prokurorëve që po hetojnë këtë ngjarje të rëndë çdo ditë nxjerr detaje të reja, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se dyshimet që çuan në konfliktin në ish Bllok, është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Sipas prokurorisë, dyshohet Eldi Dizdari, ka pasur një konflikt me Ervin Matën. Në dosjen e prokurorisë, ky person, nga Redi Popescu, është identifikuar si një ish mik i ngushtë i Matës, me të cilin ishin konfliktuar, pasi i kishte ngacmuar të fejuarën, por hetuesit dyshojnë se shkak ka qenë tjetër çështje, që ka të bëjë me një borxh financiar në lidhje me një sasi droge. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popescu, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi, apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment, ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”. Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Po sipas deklarimit të Redi Popescu-t, ku shprehet se ka dëgjuar nga Ervin-i, se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish shoku i ngushtë i tij, dhe kjo duket edhe nga pamjet filmike ku Ervini largon Mevjol-in me qëllimin për tu sqaruar vet, megjithëse Mevjoli nuk largohet, por i qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin, largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti vazhdon në drejtim të “Sky Toëer”. Automjeti në dukje është i markës “Mercedes Benz”, tipi “G-Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë por pa targë të identifikueshme. Duke këqyrur pamjet filmike të “Monopol”, vërehet se Ervin Mata nuk futet brenda në dyqan, por vetëm Mevjoli i cili pasi futet del përsëri, dhe në pjesën e derës së daljes, në dukje ka një armë zjarri pistoletë, të cilën e fut në brez nga krahu i djathtë i tij me dorën e majtë. Gjithashtu, në rend kronologjik, pas tij dalin Geldo Hoti, Fabio Alushi, një person i paidentifikuar, dhe në fund një person i identifikuar në rrugë operative si shtetasi Ardi Baku.








































