PD: Gati të votojmë draftin për reformën zgjedhore, por të kalojë më parë në komisionin e posaçëm

0
392

Partia Demokratike shprehet e gatshme të miratojë draftin e reformës zgjedhore. PS e ka çuar e vetme në Kuvend draftin, pro për demokratët ai duhet të kalojë në seancë plenare pasi të ketë marrë miratimin në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho tha se drafti që ka dorëzuar PS nuk është shqyrtuar ende në komision. “Nuk ka një projekt të tillë. Drafti është i papërfunduar dhe i pashqyrtuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, tha ajo.

Në të njëjtën linjë me të ishte dhe deputetja Dhurata Çupi. Sipas saj, PD është gati të miratojë draftin, por së pari duhet të ndiqet rruga që ai të kalojë në komision. “Opozita është e gatshme të votojë propozimin e dakordësuar nga të gjithë palët dhe sjellë në Parlament, duke respektuar procedurat ligjore”, tha ajo. Partia Socialiste prej disa ditësh i ka bërë thirrje opozitës të votojë draftin e reformës zgjedhore. Plani ishte që ai ta kalonte javën që lamë pas, por për shkak të përplasjeve është shtyrë për në fillim të janarit. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri disa herë thirrje.

“Drafti adreson kërkesat e paraqitura nga PD, që kur ishte në çadër. Përmes këtyre ndryshimeve hapet rruga për testimin e teknologjisë në zgjedhje. Në këtë orë është vështirë që Basha ta kapë, pasi vjen gjithmonë me vonesë, pasi gjumi është problem. Erdhi pronari i ndërmarrjes, që ta drejtojë (Hyn Berisha në Kuvend). Janë një për një të gjitha ata që keni kërkuar. Shumë faleminderit dhe mirëserdhët”, tha Balla. Në të njëjtën linjë ishin dhe ndërkombëtarët. Ambasadori i BE kërkoi që të mos ketë më vonesa. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në Kuvend punën e mirë që është bërë në komitetin ad-hoc, duke miratuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor”, apeloi ambasadori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here